Futbollisti i West Ham u bë lojtari i parë që fitoi të gjitha kompeticionet e UEFA-s

Futbollisti i West Ham u bë lojtari i parë që fitoi të gjitha kompeticionet e UEFA-s

12:26, 08/06/2023

Emerson Palmieri i West Ham u bë lojtari i parë që fitoi të pesë kompeticionet e UEFA-s pasi ngriti trofeun e Conference League me klubin anglez mbrëmë.

Futbollist italio-brazilian fitoi Europa League me Chelsean në vitin 2019, pasi në finale ishte më i mirë se Arsenali dhe me të njëjtin klub fitoi edhe Champions League në vitin 2021 pas fitores 1-0 ndaj Manchester City-t.

Në të njëjtin vit, Chelsea mundi Villarrealin në penallti për të fituar Superkupën e Evropës.

Image

Mes këtyre kompeticioneve, Palmieri fitoi Kampionatin Evropian me kombëtaren italiane, ndërsa mbrëmë West Ham fitoi Conference League me fitoren ndaj Fiorentinës, që do të thotë se ai fitoi absolutisht të gjithë trofetë që luhen nën kujdesin e UEFA-s.

Image

Bëhet fjalë për një futbollist që e ka nisur karrierën në vitin 2011 në skuadrën e Santos, nga e cila ka ardhur te Roma në vitin 2014 dhe ka luajtur në huazim te Palermo. Ai u transferua te Chelsea në vitin 2018, luajti në formë huazimi te Lyon dhe është pjesë e West Ham që nga viti 2022.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren italiane në vitin 2018, ndërsa më parë ka luajtur për ekipin kadet të Brazilit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco