Shqipëria U21/ Shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, Alban Bushi publikon listën për miqësoren ndaj Bullgarisë

Shqipëria U21/ Shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, Alban Bushi publikon listën për miqësoren ndaj Bullgarisë

11:48, 08/06/2023

Shqipëria U21 do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U21 në datën 20 qershor në orën 18:30 në “Elbasan Arena”.

Për këtë ndeshje, trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar dhe do të ketë mundësi që të shohë shumë lojtarë të rinj, kryesisht nga kampionati shqiptar dhe jo vetëm.

Nga Superiorja, Aldo Gjumsi, Paulo Buxhelaj dhe Stiven Bibo janë përfaqësues ndërkohë që ka lojtarë që luajnë edhe me ekipet e moshave të Vllaznisë, Teutës apo edhe portier Arbër Jata nga Vora e Kategorisë së Dytë që këtë sezon u ngjit në të parën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco