Partizani nuk vonon dhe gjen trajnerin e ri, kryeqytetasit ia besojnë stolin ish-it të Sherif Tiraspolit dhe Osijekut

Partizani nuk vonon dhe gjen trajnerin e ri, kryeqytetasit ia besojnë stolin ish-it të Sherif Tiraspolit dhe Osijekut

10:08, 08/06/2023

Zoran Zekic do të jetë pasardhësi i Giovani Colellas te Partizani. Mësohet se 49-vjeçari kroat ka parakaluar në momentet e fundit Tomislav Stipicin, duke fituar kështu besimin e drejtuesve të kuq, teksa është bërë zgjedhja e parë për stolin e “Demave”. 

Sipas asaj që raporton "Panorama Sport", Zekic pritet të zyrtarizohet se shpejti, teksa vlen të theksohet se në të kaluarën ka drejtuar Maksimirin, Sheriff Tiraspolin, Osijekun, hungarezët e Diosgiorit dhe së fundi Slaven Belupo.

Image

Vlen të theksohet se 49-vjeçari Zekic e ka mposhtur Partizanin në përballjen që ka pasur me “demat” e kuq, kur kroati drejtonte Sheriff Tiraspolin.  

Në dy duelet e vlefshme për eliminatoret e Ligë së Europës, që Partizani u përball me Sherifin e Zekic, në Moldavi, skuadra shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 (1 gusht 2019), teksa goli u shënua nga Jasir Asani, teksa në duelin e parë ishte Sheriffi që triumfoi në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-1 (25 korrik 2019).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco