Istanbulspor arrin objektivin, skuadra e shqiptarëve siguron mbijetesën në elitën e futbollit turk

Istanbulspor arrin objektivin, skuadra e shqiptarëve siguron mbijetesën në elitën e futbollit turk

08:55, 08/06/2023

Istanbulspori do të jetë pjesë e Superligës turke edhe sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Stambolli ka mposhtur Umraniesporin me rezultatin e thellë 4-0, duke siguruar kështu mbijetesën. Goli i parë u shënua nga Jetmir Topalli në minutën e 45, ndërsa në të 61-tën sulmuesi shqiptar shërben për bashkëkombasin e tij, Eduart Rrocën, i cili e shtyn topin drejt rrjetës.

Dy gola vendimtarë për Istanbulsporin që u pasuan më pas nga dy të tjerë në minutat shtesë të ndeshjes. Verdhezinjtë përmbushin me sukses objektivin e tyre për këtë sezon dhe një meritë të madhe kanë edhe lojtarët shqiptarë që janë pjesë e klubit nga Stambolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco