VIDEO/ Skena të pabesueshme në Napoli: Fitoi titullin dhe huliganët ia kthyen pjesët e vjedhura të makinës

VIDEO/ Skena të pabesueshme në Napoli: Fitoi titullin dhe huliganët ia kthyen pjesët e vjedhura të makinës

12:12, 07/06/2023

Ultrasit e Napolit nuk e kishin pritur me shumë entuziazëm Luciano Spalletin kur ai mbërriti në pankinën e këtij klubi në vitin 2021. Por tani janë të gjithë të pikëlluar që e shohin të largohet, pasi drejtoi skuadrën te fitorja e tretë e titullit kampion.

Dhe në takimin e tyre të fundit me teknikun, ata i kanë bërë një dhuratë shumë të veçantë. Në një video të xhiruar në ambientet e klubit, ultrasit, disa prej të cilëve me kapuç në kokë për të mos u identifikuar, i kanë dorëzuar Spaletit një kuti. Ai e hapi dhe në të ishte brenda një timon makine dhe disa CD të këngëtarit Pino Daniele.

 

 

Nuk ishte një dhuratë e mirëfilltë, por një mbajtje premtimi, pasi timoni dhe CD-të ishin vjedhur nga makina e tij Fiat Panda në vitin 2021.

Ultrasit ia kishin vjedhur në shenjë pakënaqësie ndaj trajnerit dhe i kishin bërë të qartë se ishin gati t’ia kthenin kur të largohej nga klubi. Sot, ata e mbajtën premtimin, edhe pse në fakt nuk ishin shumë të kënaqur që trajneri po largohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco