Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta ish-futbollisti i njohur shqiptar i Skënderbeut

Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta ish-futbollisti i njohur shqiptar i Skënderbeut

10:03, 07/06/2023

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm. Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Pogradecit, Festim Fetollari është ndarë papritur nga jeta në moshën 54 vjeçare. Mësohet se i ndjeri ka pësuar infarkt dhe sulmi në zemër i ka marrë jetën në një moshë të re.

Fetollari lojën e top-këmbës do ta niste në Korcë me ekipin e para te rinjve të Skënderbeut.

Image

Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte të vështire për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdoje magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg ishte me pranë këtij qyteti. Trajnerët e tij Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshirë menjëhere si titullar me ekipin e të rinjve, por shumë shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte tek të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri ne vitin 1994 me një grup futbollistesh, padyshim më të mirët e gjithë historisë së futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Pashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.

Image

Pas këtij viti Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skënderbeut aty ku luan deri në vitin 1999 për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist. Me vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenoret luanin në kategorinë e Parë. Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë së futbollit pogradecar ku mori përsipër të drejtojë një grup futbollistesh të vegjël U11, te cilëve iu mësonte magjinë e kësaj loje.

Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit Pogradeci dhe Skënderbeu kanë humbur një nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rrace” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar. Lamtumirë Festim Fetollari dhe të faleminderit për gjithçka i fale top-këmbës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco