Atalanta merr vendimin për Gasperinin

Atalanta merr vendimin për Gasperinin

22:09, 06/06/2023

Gian Piero Gasperini do të vazhdojë të jetë pjesë e Atalantës edhe në sezonin e ardhshëm.

Klubi italian ka bërë me dije se tekniku do të vijojë punën e nisur shtatë vite më parë.

Në një njoftim për mediet Atalanta bën me dije se palët kanë gjetur gjuhën për të vazhduar bashkëpunimin.

“Atalanta ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajnerin Gian Piero Gasperini. Pas mbledhjes të mbajtur pasditen e kësaj të marte, 6 qershor, palët kanë gjetur një mirëkuptim të plotë dhe të kënaqshëm për të vazhduar së bashku një rrugë të nisur shtatë vjet më parë dhe të fisnikëruar nga rezultate të mëdha”, bën me dije klubi bergamask.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco