E kryer/ Benzema firmos me Al-Ittihad për 200 milionë euro në sezon

E kryer/ Benzema firmos me Al-Ittihad për 200 milionë euro në sezon

20:49, 06/06/2023

Karim Benzema është transferuar në Arabinë Saudite, ku ka firmosur me klubin e Al-Ittihad.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në një publikim në rrjetet sociale ku ka nxjerrë një video të sulmuesit.

Fituesi i “Topit të Artë” ka firmosur me klubin rival të Cristiano Ronaldos dhe Al-Nassr, Al-Ittihad që është edhe kampion i Arabisë Saudite, deri në vitin 2026.

Bomberi 35-vjeçar do të fitojë pothuajse 200 milionë euro paga neto për sezon, përfshirë marrëveshjet komerciale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco