Sauditët mbërritën në Londër për Kanten, i ofrojnë një pagë marramendëse

Sauditët mbërritën në Londër për Kanten, i ofrojnë një pagë marramendëse

14:37, 06/06/2023

Mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante (32) është pranë transferimit në Arabinë Saudite, ku mund të bëhet bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos.

Kështu, francezi fitues i Kupës së Botës është drejt fundit të kontratës në Stamford Bridge dhe do të bëhet lojtar i lirë këtë verë. Kushtet e reja në Londrën perëndimore për 32-vjeçarin ishin në tryezë në një moment, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Fabrizio Romano tani pretendon se zyrtarë nga Lindja e Mesme udhëtuan në Angli për bisedime me Kante. Thuhet se ai ka një ofertë në tryezë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.

Al-Nassr, i cili aktualisht ka pesë herë fituesin e Topit të Artë Ronaldo në radhët e tyre, janë të interesuar për Kante së bashku me kampionët e Arabisë Saudite Al-Ittihad, të cilët janë gjithashtu pranë nënshkrimit me ish-sulmuesin e Realit, Karim Benzema.

Image

Kante iu bashkua Chelseat nga Leicester në vitin 2016 dhe bëri 269 paraqitje për klubin, duke fituar trofe në Premier League, Champions League, Europa League, Superkupë, Kupën e Botës për Klube dhe FA Cup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco