Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lukaku kujton premtimin e madh që i bëri gjyshit të tij para vdekjes dhe shpërtheu në lot

Lukaku kujton premtimin e madh që i bëri gjyshit të tij para vdekjes dhe shpërtheu në lot

09:52, 06/06/2023

Romelu Lukaku do të luajë në finalen e tij të parë të Champions League të shtunën dhe sulmuesi i Interit foli për CNN përpara ndeshjes së madhe kundër Manchester Cityt, duke kujtuar premtimin që i kishte bërë gjyshit të tij para vdekjes.

Belgu tha se e donte shumë këtë titull, me të cilin do t'i bënte homazhe gjyshit të tij nga nëna, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

"Gjyshi im do të thoshte gjithçka për mua. Ai ishte tifozi im më i madh. Sa herë që luaj, është për të. Gjithçka do të jetë gjithmonë për të. Të gjithë golat që shënoj, janë për të. Për mua, ai përfaqëson shumë", tha Lukaku, i cili zbuloi se çfarë i kishte premtuar kur ishte fëmijë.

"Kur isha 12 vjeç, i premtova se do të kujdesesha për mamin. Kështu kur shoh mamin në tribuna, mendoj për të dhe i them vetes: "Unë ia dola". Kur shoh djalin tim, mendoj se i ngjan shumë atij”, ka thënë mes lotësh Lukaku.

Prandaj të shtunën do të përpiqet të fitojë Champions League për të bërë krenar gjyshin e tij.

Kujtojmë se Interi do të ketë mundësinë të kurorëzojë sezonin me trofeun më të rëndësishëm në futbollin e klubeve, duke qenë se më 10 qershor do të luajë finalen e Champions League kundër Manchester Cityt në Stamboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco