'Dëshiron të kthehet te Barça', babai i Messit bën deklaratën e bujshme për të ardhmen e yllit argjentinas

'Dëshiron të kthehet te Barça', babai i Messit bën deklaratën e bujshme për të ardhmen e yllit argjentinas

09:42, 06/06/2023

 

Në Barcelonë janë rindezur shpresat për rikthimin e Leo Messit dhe e gjitha kjo vjen pas një deklarate bombasitke nga babai i “Pleshtit”. Mëngjesin e sotëm babai dhe agjenti i futbollistit argjentinas, Jorge Messi, ka qenë në qytetin katalanas dhe ka shkuar në rezidencën e presidentit të klubit, Joan Laporta. Shumë gazetarë, , e pyetën për mundësinë e një rikthimi të Messit te Barcelona, dhe babai i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” del hapur për dëshirën e tij.

“Leo dëshiron të kthehet te Barça dhe unë gjithashtu do të doja që ai të rikthehej. Ne kemi besim se ai mund të kthehet. Sigurisht që ai dëshiron të kthehet – shtoi ai – është opsioni i tij i preferuar. Do të shohim. Kemi shumë për të folur”.

Messi, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për Paris Saint Germain gjatë fundjavës, po flitet për një transferim të bujshëm në Arabinë Saudite tek Al Hilal për një kontratë ku do të fitonte 800 milionë euro në dy sezone. Të interesuar janë edhe Inter Miami që nuk ofron një shifër kaq të lartë, por një kontratë të mirë dhe i siguron një pozicion në klub në të ardhmen.

E fundit, por jo për nga rëndësia është Barça, në vështirësi financiare, e cila nuk mund të përballojë shifra të çmendura, por shpreson të jetë në gjendje të shfrytëzojë dëshirën e argjentinasit për t’u kthyer në shtëpi. Babai i tij dhe Laporta folën për këtë, se çfarë do të ndodhë do ta tregojë koha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco