Pritet vetëm njoftimi zyrtar, vendoset se ku dhe kur do të luhet sfida e mbijetesës Spezia-Verona

Pritet vetëm njoftimi zyrtar, vendoset se ku dhe kur do të luhet sfida e mbijetesës Spezia-Verona

09:29, 06/06/2023

 

Mungon vetëm zyrtarizimi, por mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer se ku do të zhvillohet finalja e mbijetesës mes Spezias dhe Veronës. Sfida e cila do të luhet ditën e diel, më 11 qershor në orën 20:45 do të zhvillohet në “Dacia Arena” të Udines.

Megjithatë, zyrtarizimi nga Lega Serie A pritet të vijë më 6 qershor. Kjo do të jetë finalja e parë e mbijetesës pas rregullores së re të Serie A që shton një përballje mes skuadrave që mbyllin sezonin me pikë të barabarta.

Si Spezia ashtu edhe Verona e kanë mbyllur këtë sezon në kuotën e 31 pikëve. Për këtë arsye, pasi sezoni i rregullt nuk e ndau dot se kush do të jetë skuadra që do të qëndrojë në elitë dhe kush do të zbresë në Serie B, lindi nevoja për një ndeshje shtesë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco