Maldini u shkarkua nga Milan, ja arsyeja...

Maldini u shkarkua nga Milan, ja arsyeja...

09:21, 06/06/2023

Legjendarët Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë shkarkuar si drejtorë të Milanit, raportojnë një numër i madh i mediave italiane.

Edhe pse klubi ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht vendimin, edhe më herët është spekuluar se kjo mund të ndodhë pasi takimi i fundit mes Maldinit dhe pronarit të klubit ka shkuar shumë keq.

Kështu, pronari i Milanit, Gerry Cardinale dhe Maldini janë përplasur pasi kanë vizione krejtësisht të ndryshme për mënyrën se si duhet të zhvillohet klubi në të ardhmen.

Më herët në intervista, Maldini përsëriti se ishte i frustruar nga mungesa e fondeve për transferime dhe u bëri thirrje pronarëve të investojnë më shumë para në mënyrë që ta bëjnë klubin më konkurrues.

Sky Sport Italia raporton se Cardinale ishte në Itali në fund të sezonit dhe se dje u takua me Maldinin, pas së cilës situata vetëm u intensifikua.

Shefat e Milanit, Cardinale dhe CEO Giorgio Furlani janë të etur për të ulur kostot dhe për të ndërtuar mbi modelin aktual të biznesit, ndërsa Maldini ka kërkuar fonde për të forcuar skuadrën.

Ndërkohë, lojtarët e Milanit janë në pushim dhe klubi tashmë ka organizuar tri ndeshje miqësore që do të luhen në korrik dhe gusht kundër Realit, Juventusit dhe Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco