Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

E bujshme në Superiore, mesfushori i Tiranës transferohet tek Egnatia

E bujshme në Superiore, mesfushori i Tiranës transferohet tek Egnatia

11:27, 05/06/2023

 

Egnatia po përgatitet të ndërtojë një ekip konkurrues për ndeshjet kualifikuese të Conference League. Pas arritjes së akordit me Stivian Jankun, klubi rrogozhinas ka arritur marrëveshjen me një tjetër lojtar të Superiores.

Bëhet me dije se Albano Aleksi është shumë pranë transferimit tek Egnatia dhe do të jetë lojtari më i ri i tyre. Tashmë kanë mbetur vetëm disa detaje për konfirmimin e mesfushorit të Tiranës si lojtari më i ri i rrogozhinasve.

Albano Aleksi u transferua tek bardheblutë një sezon më parë, me të cilët arriti të fitojë Superkupën e Shqipërisë. Më parë, 30-vjeçari ka qenë pjesë e Teutës, me durrsakët që fitoi 1 titull kampion, 1 Kupë Shqipërie dhe 2 Superkupa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco