Xhudo, 'Grand Prix Dushanbe': Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë

Xhudo, 'Grand Prix Dushanbe': Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë

14:41, 04/06/2023

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Dushanbe që po mbahet në Taxhikistan.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka mposhti në raundin final të repesazhit britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e bronztë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti irlandezen Rachael Hawkes.

Në raundin e tretë, Kuka u mposht nga britanikja Kelly Petersen Pollard, dhe u kualifikua për të luajtur në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Kuka mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova, kurse në garën për të bronztën, Loriana mposhti britaniken tjetër, Katie-Jemima Yeats-Brown.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco