Sulmoi gjyqtarin e finales së Europa League, Xavi kritikon Mourinhon: Trajnerët dhe lojtarët duhet të jenë shembuj

Sulmoi gjyqtarin e finales së Europa League, Xavi kritikon Mourinhon: Trajnerët dhe lojtarët duhet të jenë shembuj

13:10, 04/06/2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi, kritikoi ashpër Jose Mourinho-n pas incidentit në parkingun e stadiumit të Budapestit, ku tekniku portugez i Romës sulmoi Anthony Taylor, gjyqtarin anglez të finales së Europa League të humbur nga verdhekuqtë kundër Sevilla-s.

Xavi u shpreh se trajnerët dhe lojtarët duhet të jenë shembuj nëse duan të mos shahen apo ofendohen.

“Secili sillet si të dojë. Mund të ndiheni të mërzitur në një finale… Por ne, lojtarët dhe trajnerët, duhet ta menaxhojmë situatën në mënyrë shembullore. Duke qenë se kërkojmë të mos na shajnë, duhet të jemi të parët që japim shembull. Sjellja është shumë e rëndësishme, shpresoj se nuk do të ofroj kurrë një imazh të tillë ”, tha Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco