E konfirmon Reali: Karim Benzema nuk do të jetë më lojtari i klubit madrilen

E konfirmon Reali: Karim Benzema nuk do të jetë më lojtari i klubit madrilen

12:42, 04/06/2023

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht largimin e lojtarit më të mirë në botë për sezonin e kaluar, Karim Benzema, i cili nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me madrilenët pas 14 vitesh brilante në fanellën e klubit mbretëror.

Ditët e fundit është shkruar shumë për largimin e Benzemas nga Reali. Edhe pse vetë ai tha në Instagram se këto ishin spekulime mediatike, në fund rezultoi se ai po largohej nga Reali.

Fituesi i Topit të Artë po largohet nga klubi, ka konfirmuar zyrtarisht sot në mëngjes Real. Lajmi vjen pasi francezi mori një ofertë të madhe nga Arabia Saudite prej 100 milionë eurosh në sezon.

"Kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord t'i japin fund periudhës së tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme të të luajturit për klubin tonë. Reali dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij ndaj atij që tashmë është një nga legjendat tona më të mëdha," njoftoi klubi madrilen.

Image

Benzema mbërriti në Madrid në vitin 2009 në moshën 21-vjeçare dhe u bë sulmuesi kryesor i klubit për më shumë se një dekadë gjatë një prej epokave më të famshme të klubit madrilen. Gjatë këtyre 14 viteve, ai fitoi 25 trofe, pesë prej të cilëve ishin Champions League.

Fituesi aktual i Topit të Artë me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Pas 647 ndeshjeve për Realin dhe 353 golave, ai do të pranojë ofertën që i vjen nga Azia dhe atje do të ketë një kontratë të pabesueshme prej 100 milionë eurosh në sezon nga Al-Ittihad.

Kur bëhet fjalë për pasardhësin e tij, gjithnjë e më shumë njerëz po flasin për Harry Kane. Trajneri Carlo Ancelotti foli edhe për kapitenin e madh të kombëtares së Anglisë mbrëmë në konferencën për shtyp dhe tha se i pëlqen më shumë se çdo gjë numri 10 i Tottenhamit.

Benzema do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanellën e Realit kundër Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 38-të të La Ligës spanjolle. Do të jetë një mundësi për Santiago Bernabeu që t’i japë lamtumirën me ovacione një prej lojtarëve më të mëdhenj që luajti në atë stadium.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco