Ibra përshëndet Milanin por synon Euro 2024, media italiane: Atij i pëlqen ideja e të luajturit me Monzan

Ibra përshëndet Milanin por synon Euro 2024, media italiane: Atij i pëlqen ideja e të luajturit me Monzan

10:22, 04/06/2023

Sonte, pas përfundimit të ndeshjes Milan-Verona, Zlatan Ibrahimovic do t'i japë lamtumirën e fundit stadiumit “San Siro”.

 Me zemër- shkruan sot La Gazzetta dello Sport - do të kishte dashur të vazhdonte me “Djallin” , por biseda e ditëve të fundit me drejtuesit konfirmoi atë që ai tashmë e paralajmëroi në një farë mënyre: Edhe ai e di që trupi i tij po i dërgon sinjale të qarta.

Megjithatë, Ibra nuk ka ndryshuar mendje: Ai ende dëshiron të jetë futbollist dhe të jetë protagonist në Euro 2024 me kombëtaren e tij. Kalimi te Monza e ngacmon dhe në këtë kuptim tashmë ka pasur kontakte me Adriano Gallianin. Më pak tërheqëse, megjithatë, një e ardhme në Emiratet, në Arabi ose në Shtetet e Bashkuara janë po ashtu në letër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco