Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Tragjedi në stadiumin ikonik: Tifozi humb jetën gjatë një ndeshjeje të River Plate

Tragjedi në stadiumin ikonik: Tifozi humb jetën gjatë një ndeshjeje të River Plate

09:23, 04/06/2023

Një tifoz i gjigantit argjentinas River Plate gjeti vdekjen gjatë ndeshjes kundër Defense Justicija, gjë që bëri që ndeshja të ndërpritet.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 28-të pas tragjedisë në tribunë. Një tifoz i klubit vendas në stadiumin ikonik Monumental ra nga rreshti i sipërm i tribunës dhe vdiq në vend.

Klubi konfirmoi se tifozi ra nga rreshti i sipërm i tribunës së stadiumit, pas së cilës Monumentali u evakuua. River Plate konfirmoi se nuk kishte dhunë në tribuna që i parapriu kësaj tragjedie.

Pas incidentit, në fushë ka pasur dyzim teksa arbitri Fernando Rapallini ka tentuar të vendosë se çfarë do të bëjë më pas me ndeshjen. Lojtarët e të dyja skuadrave ishin dukshëm të mërzitur dhe Rapallini përfundimisht vendosi ta ndërpresë lojën fare.

Image

“Komiteti për Sigurinë e Futbollit dhe CA River Plate, me keqardhje ju njoftoj se në ndeshjen kundër Defense, një tifoz ra nga tribuna e Sivori Alta dhe vdiq në vend. Rënia nuk i ka paraprirë kontaktit me një person tjetër. U konstatua se nuk ka pasur dhunë brenda dhe rreth tribunave. Tribunat janë evakuuar pas 30 minutash”, tha River Plate.

Policia, zjarrfikësja dhe mjekësia ligjore kanë hetuar në vendngjarje. Menaxheri i River-s, ish-lojtari i njohur në Evropë, Martin Demichelis, shkoi për të përshëndetur fansat e tij në shenjë respekti.

 

Kujtojmë, stadiumi Mas Monumental u rinovua në shkurt dhe tani është më i madhi në Argjentinë me një kapacitet prej 84,567 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco