Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Messi përjetoi momentet më të vështira në karrierë: Dëgjoni se si u vërshëllye nga tifozët e PSG-së në ndeshjen e lamtumirës

Messi përjetoi momentet më të vështira në karrierë: Dëgjoni se si u vërshëllye nga tifozët e PSG-së në ndeshjen e lamtumirës

09:01, 04/06/2023

Lionel Messi e mbylli në mënyrën që askush nuk do të dëshironte aventurën dy-vjeçare me klubin e PSG-së

Messi ishte pjesë e formacionit titullar që luajti ndaj Clermont në ndeshjen që festoi titullin e kampionit në Francë. Megjithatë, argjentinasi nuk do ta kujtojë për gjëra të bukura lamtumirën e tij me fanellën e PSG-së.

Tashmë u konfirmua se kjo do të ishte ndeshja e fundit e Messit në fanellën e PSG-së, pas skadimit të kontratës dhe ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën, ndonëse spekulohet se do të shkojë në Arabinë Saudite apo do të rikthehet te Barcelona.

Siç pritej, Messi nuk mori ovacione nga tifozët e tij në ndeshjen e fundit. Ndoshta momenti më i vështirë në karrierën e tij të pasur, sepse në ndeshjen lamtumirës ai u vërshëllye nga tifozët e klubit francez.

Vërshëllimat nisën para ndeshjes. 35-vjeçari përjetoi sulme nga i gjithë stadiumi disa momente përpara se emri i tij të prezantohej para fillimit të sfidës.

 

 

Gjatë ndeshjes ai humbi një rast të pastër. Kylian Mbappe asistoi për Messin, por gjuajtja e tij ishte katastrofike. Dhe pas kësaj tentative, pasuan vërshëllimat.

 

 

Përgjigja e Messit ishte se ai shkoi direkt në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, pa përshëndetur tifozët, apo edhe ata që erdhën atje për ta përshëndetur. Nuk ka dyshim se këto kanë qenë disa muaj të pasuksesshëm në karrierën e Messit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco