Zyrtare/ Tirana lë ‘thatë’ Shkëndijën, Orges Shehi vijon bashkëpunimin me bardheblutë

Zyrtare/ Tirana lë ‘thatë’ Shkëndijën, Orges Shehi vijon bashkëpunimin me bardheblutë

08:28, 04/06/2023

Orges Shehi do të vijojë të drejtojë pankinën e klubit të Tiranës. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili nuk ka lejuar largimin e trajnerit durrsak, i cili ishte në bisedime me drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Klubi bardheblu, nëpërmjet një njoftimin në faqen zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me palëve, që do të thotë se Shehi do të jetë trajneri i Tiranës edhe sezonin e ardhshëm.

Njoftimi i Tiranës: 

“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës, Tefik Osmani, shprehin falënderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dyvjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës se Tiranës.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurt drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco