Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ten Hag: Zemërthyer, por krenar për ekipin tim

Ten Hag: Zemërthyer, por krenar për ekipin tim

22:25, 03/06/2023

 

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, zemërthyer nga disfata me Manchester City-n në FA Cup, gjithsesi vlerësoi paraqitjen e “Djajve të Kuq” kundër rivalëve ndërqytetas.

“Ne jemi zemërthyer, të zhgënjyer sigurisht, por thashë se jam krenar për ekipin tim. Ne bëmë shumë mirë, por pësuam dy gola të lehtë. Gjithsesi mbetëm deri në fund në lojë me një shpirt të madh dhe një organizim shumë të mirë. Kur luan kundër City-t dhe nuk je aspak inferior sa i përket lojës, sigurisht që është meritë e ekipit, por, nëse pranon gola të tillë, është zhgënjyese.

Ten Hag flet me optimizëm për të ardhmen nga ajo që shfaqën “Djajtë e Kuq” në fushë.

“Ky ekip tregoi elasticitet, karakter dhe personalitet. Ne e dimë se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por kjo do të na bëjë më të mirë. Ishte një test për ne, nuk ia dolëm, por e konsiderojmë provë pozitive për sezonin e ardhshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco