Disiplina/ Gjobiten Flamurtari dhe Korabi, pezullohen lojtarët

Disiplina/ Gjobiten Flamurtari dhe Korabi, pezullohen lojtarët

18:54, 02/06/2023

Incidentet në ndeshjen Flamurtari-Korabi kanë qenë objektiv i Komisionit të Disiplinës për këtë javë.

Kështu, futbollistët e klubit vlonjat u pezulluan për sjelljen ndaj futbollistëve të skuadrës dibrane. 

Gjithashtu, disiplina ka gjobitur me 100.000 lekë klubin e Flamurtarit për sjellje të gabuar të tifozëve, ndërsa Korabi është gjobitur me 50.000 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve.

VENDIMET

1. Zyrtari i KF Burreli, Dorian Bubeqi, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS,  dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
2. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS,  dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
3. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/c dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. Lojtari i Flamurtari FC, Behar Ramadani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
6. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
7. Lojtari i Flamurtari FC, Bardh Bylykbashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
8. Lojtari i Flamurtari FC, Ronaldo Disha, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
9. Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
10. Zyrtari i Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS,  dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
11. Zyrtari i Flamurtari FC, Amadeo Di Latte, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. KS Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
13. Lojtari i KS Korabi, Antonio Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, në bazë të nenit 47/1/d dhe 52/1 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i KS Korabi, Henry Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
15. Lojtari i FK Tepelena, Igli Kalemi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
16. Lojtari i FK Tepelena, Kulemans Havaraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
17. Lojtari i KF Këlcyra, Erjon Trimi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Rigel Tepshi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.  
19. Rrëzimin e kërkesës së FC Kinostudio, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco