Trajneri i Spanjës nuk merr Pedrin në Final Four, ftoi një veteran 37-vjeçar dhe një debutues

Trajneri i Spanjës nuk merr Pedrin në Final Four, ftoi një veteran 37-vjeçar dhe një debutues

17:51, 02/06/2023

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka bërë të ditur listën e futbollistëve që po llogarit për Final Four e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet nga data 14 deri më 18 qershor në Holandë.

Spanja në gjysmëfinale do të luajë kundër Italisë dhe nëse fiton do të luajë për trofeun e Ligës së Kombeve kundër skuadrës më të mirë të duelit Holandë-Kroaci.

De la Fuente ka publikuar listën sot dhe ka habitur publikun spanjoll me disa nga vendimet që ka marrë.

Trajneri spanjoll këtë herë ka lënë jashtë listës edhe Pedrin, i cili ende nuk ka luajtur nën drejtimin e tij. Asi i ri i Barcelonës aktualisht është i lënduar lehtë, por De la Fuente nuk ka dashur të marrë në Final Four një futbollist të rikuperuar rishtazi, ndaj Pedri do të duhet të presë edhe pak për paraqitjen e tij të 19-të me fanellën e kombëtares iberike.

Përveç Pedrit, ftesa nuk kanë marrë edhe Nacho Fernandez, Dani Ceballos dhe Jose Gaya, ndërsa De la Fuente ka habitur veçanërisht lojtarët që ka vendosur të ftojë.

Kështu, në listë ishte veterani 37-vjeçar Jesus Navas, i cili për herë të fundit ka luajtur për kombëtaren në vitin 2020. Përveç Navas, Fuente ka rikthyer në kombëtare edhe Jordi Alban, Rodrigo Morenon dhe Marco Asension.

Ai gjithashtu vendosi t'i dërgojë një ftesë debutuesit Robin Le Normand, portierit 26-vjeçar francez të Real Sociedad, i cili së fundmi ndryshoi shtetësinë e tij.

Në listën e Spanjës janë futbollistët e mëposhtëm:

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Unai Simon, David Raya.

Mbrojtja: Dani Carvajal, Jesus Navas, Aymeric Laporte, Robin Le Normand, David Garcia, Jordi Alba, Juan Bernat.

Mesfusha: Rodri, Martin Zubimendi, Gavi, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Sergio Canales.

Sulmi: Dani Olmo, Alvaro Morata, Joselu, Rodrigo Moreno, Marco Asensio, Nico Williams, Yeremy Pino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco