Kastrioti ra në Kategorinë e Parë,  ish-futbollisti i Tiranës e mbyll aventurën me krutanët

Kastrioti ra në Kategorinë e Parë, ish-futbollisti i Tiranës e mbyll aventurën me krutanët

17:34, 02/06/2023

Kastrioti do të luaj vitin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, pasi nuk ia dolën të mbijetonin në Superiore.

Krutanët pritet të përfshihen nga disa lëvizje të futbollistëve në merkato teksa ai që mbyll zyrtarisht pas dy vitesh aventurën me Kastriotin është Bedri Greca. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, sulmuesi falenderon drejtuesit e klubit për mundësinë, shokët e skuadrës ndërsa shton se largohet me krenari pasi në fushë dha gjithçka për fanellën e Kastriotit.

Postimi i Grecës:

“Këtu mbaron rrugëtimi im me ekipin e Kastriotit. 2 vite plot suksese, largohem me krenari sepse dhashë gjithçka kisha, duke e përfaqësuar denjësisht fanelën që mbajta veshur.

E uroj ekipin e Kastriotit të kthehet sa më shpejt në elitën e futbollit. Falënderoj vëllezërit, edhe shokët e mi të ekipit, stafin teknik në veçanti. Emiljano Çela dhe Bekim Kuli për 2 vitet e mrekullueshme që kaluam bashkë, drejtorin dhe presidentin”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco