UEFA hap procedim disiplinor ndaj Jose Mourinhos

UEFA hap procedim disiplinor ndaj Jose Mourinhos

17:11, 02/06/2023

UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj Jose Mourinhos të premten për komentet e tij që i bëri gjyqtarit Anthony Taylor të mërkurën në mbrëmje, pas humbjes së Romës në finalen e Europa League kundër Sevillas (1-1, 4-1 penallti). Organi europian e akuzon teknikun portugez për “gjuhë fyese” ndaj një zyrtari të ndeshjes.

Ende nuk janë publikuar penalitetet. Sa për kujtesë, disa pamje kishin kapur fyerjet e shqiptuara nga tekniku 60-vjeçar ndaj arbitrit anglez të takimit. “Ti je një turp, është një turp. Ik q**”, ishin fjalët e Mourinhos drejt gjyqtarit anglez në parkingun e Puskas Arena pas takimit. Ai gjithashtu kishte marrë një karton të verdhë gjatë ndeshjes për protesta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco