Haaland: Po përmisohem shumë, do të bëj gjithçka që mundem për kurorën e trefishtë

Haaland: Po përmisohem shumë, do të bëj gjithçka që mundem për kurorën e trefishtë

16:51, 02/06/2023

Futbollisti i Manchester City-t, Erling Haaland, thotë se do të bëjë gjithçka për t'i ndihmuar "Qytetarët" të fitojnë kurorën e trefishtë, pra të fitojnë Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve pas Premier League.

"Do të ishte joreale të shkruash atë histori," tha norvegjezi, siç raportohet nga BBC.

Haaland nuk e fsheh se City e bleu për të fituar Ligën e Kampionëve dhe se ëndrra e tij është të fitojë këtë kompeticion.


“Më trangeruan për Ligën e Kampionëve, domethënë për të ndihmuar skuadrën ta fitojë atë dhe nuk mendoj se duhet ta fshehim. Kjo do të thoshte gjithçka... Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta arritur. Është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj që ëndrrat të bëhen realitet. Por nuk do të jetë e lehtë për ne, luajmë dy finale kundër dy skuadrave të mira, të cilat gjithashtu do të bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar ëndrrat tona", tha Haaland dhe vazhdoi:
“Ne do të jemi të motivuar, do të jemi gati dhe duhet të luajmë sa më mirë që mundemi, dhe nëse luajmë futbollin tonë më të mirë, atëherë kemi një shans më të madh për të pasur sukses në fund”.

Ai theksoi se skuadra duhet të përqendrohet në dy ndeshjet e fundit.

"Ne e ndoqëm Arsenalin gjatë gjithë sezonit dhe kur fituam Premie League, ndjemë një lehtësim të madh. Tani na kanë mbetur edhe dy finale dhe e vetmja gjë që na duhet është të përqendrohemi, përpara se të shkojmë me pushime," tha Haaland.


Më pas ai foli se sa shumë i ndryshoi jeta pasi u bë i famshëm dhe siç thotë atij nuk i mbetej gjë tjetër veçse ta pranonte famën.

"Kjo është e bukur, do të thotë se bëra diçka siç duhet. Jeta ime ka ndryshuar, tani nuk mund të jetoj më 'normalisht'. Kjo është jeta ime tani dhe nuk mund të ankohem. Mundohem të shijoj çdo moment dhe kështu është. Unë jam i gjatë 196 centimetra dhe kam flokë të gjatë biondë dhe kudo që shkoj njerëzit më njohin, çfarë të bëj, kjo është jeta ime tani...”, beson Haaland.

Ai beson se është përmirësuar shumë këtë sezon, por se ka ende shumë hapësirë ​​për të qenë edhe më i mirë.

"Unë jam duke u zhvilluar në një mënyrë pozitive dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse jam ende i ri. Jam 22 vjeç dhe kam një karrierë të gjatë përpara meje, kështu që duhet të zhvillohem akoma. Mendova për këtë më shumë se një një vit më parë kur vendosa për hapin tjetër”, përfundoi sulmuesi norvegjez.

City do të luajë finalen e FA Cup kundër Manchester United të shtunën në orën 16:00 dhe më 10 qershor do të ketë finalen e Champions League kundër Interit. E vetmja skuadër në Angli që fitoi kurorën e trefishtë më parë ishte Manchester United në 1999.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco