Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Si Buffon hoqi dorë nga rreth 10 milionë euro

Si Buffon hoqi dorë nga rreth 10 milionë euro

15:04, 02/06/2023

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se largimi nga Paris Saint-Germain ishte “gabimi më i madh” i jetës së tij.

Në kulmin e fuqive të tij, Buffon konsiderohej gjerësisht si një nga portierët më të mirë në planet, duke e çuar Italinë drejt lavdisë së Kupës së Botës në vitin 2006.

Ndërsa ai fitoi Serie A 10 herë radhazi me Juventusin dhe pati një periudhë të shkurtër me PSG-në në mes, duke iu bashkuar skuadrës së Ligue 1 në vitin 2018 në moshën 40-vjeçare.

Por, pavarësisht se është një legjendë e një klubi, Buffon ka zbuluar se i pëlqente të luante në Francë dhe i vjen keq për mënyrën se si përfunduan gjërat, duke u kthyer në Juventusin e tij të dashur pas vetëm një sezoni.

“Largimi ishte gabimi më i madh i jetës sime, hoqa dorë nga 10 milionë euro”, ka thënë fillimisht Buffon në një bashkëbisedim me ish-bashkëlojtarin e tij te Italia, Christian Vieri, në Twitch.

“Ata më thanë se Alphonse Areola do të luante në Ligën e Kampionëve dhe unë nuk e pranova. Për mua luan ai që e meriton. Prandaj u ktheva te Juve. Pastaj u pendova, sepse Areola u lëndua dhe në vend të tij nënshkruan me Keylor Navasin.

Parisi ishte përvoja më e bukur e jetës sime. U ndjeva si një njeri i lirë. Mësova shpejt frëngjisht, fola me njerëz në rrugë, vizitova muzetë… Kisha ndjenjën se luaja në një ekip të madh”.

Buffon gjithashtu foli për zhgënjimin më të madh të karrierës së tij, i cili ndodhi në duart e Manchester United.

Pavarësisht karrierës së tij të ngarkuar me trofe, një trofe ende i mungon 45-vjeçarit, i cili tani luan tani me Parmën.

Rreshtimi përkrah lojtarëve si Neymar, Kylian Mbappe, Angel di Maria, Thiago Silva dhe Dani Alves dukej se ishte shansi më i mirë i Buffon për të fituar Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, nuk do të ishte, me penalltinë e Marcus Rashford të mjaftueshme për të parë Djajtë e Kuq të avancojnë falë golit jashtë fushe.

Isha i bindur, ne ishim superiorë. Shkuam në Mançester për të luajtur ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës me Unitedin dhe dominuam, por ata na eliminuan në ndeshjen e dytë.

Ky ishte zhgënjimi më i madh në karrierën time”, përfundoi portieri italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco