Barcelona rrezikon përjashtimin një vit nga kupat

Barcelona rrezikon përjashtimin një vit nga kupat

14:35, 02/06/2023

 

Barcelona rrezikon përjashtimin nga kupat europiane për sezonin e ardhshëm. Ky është përfundimi pas hetimit të UEFA-s, rreth skandalit me arbitrat dhe lidhjet korruptive të klubit me ish zëvendës-presidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, José María Enríquez Negreira.

Sipas të përditshmes spanjolle “Abc”, favoret që përfitonin “blaugranat” nga kjo marrëdhënie kanë bërë që inspektorët Mirjam Koller dhe Jean-Samuel Leuba të sugjerojnë përjashtimin e klubit nga arena ndërkombëtare për sezonin 2023/24.

Vendimin final rreth kësaj çështje do ta marrë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Drejtuesi më i lart i Konfederatës Europiane të futbollit po reflekton nëse duhet pritur verdikti i drejtësisë sportive në Spanjë. Kjo për faktin se vendimi i përjashtimit të Barcelonës nga kupat e Europës mund të vijë direkt nga autoritetet iberike. Ashtu si Juventusi, Barcelona bëhet klubi i dytë i madh që rrezikon të mos lejohet të luajë në kupa.

Ndoshta nuk është koincidencë fakti që të dyja këto skuadra ishin mes organizatorëve të projektit të Superligës Europiane, së bashku me Realin e Madridit. Skandali i arbitrave dhe lidhjet me ish-zyrtarin Negreira dolën në dritë pas hetimeve nga Prokuroria e Barcelonës.

Klubi blaugrana akuzohet se ka paguar 1,4 milionë euro në kompaninë e ish zëvendës-presidentit të arbitrave, gjatë periudhës 2016 deri në vitin 2018, pikërisht në periudhën kur ai mbante detyrën në Komitetin Teknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco