Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Formula 1/ Te Ferrari ‘kryqëzojnë gishtat’ që të gabojë Verstappen

Formula 1/ Te Ferrari ‘kryqëzojnë gishtat’ që të gabojë Verstappen

14:22, 02/06/2023

Ferrari nuk ka nisur aspak mirë këtë sezon i Formula 1. Në 6 garat e zhvilluara “kokëkuqja” ka qenë shumë larg Red Bullit, që kryeson deri tani.

Një sezon që duket se është pasues i atyre të kaluar, me Ferrarin që e ka patur të vështirë për të arritur podiumin.

Nota pesimizmi shprehu dhe piloti nga Monako i Ferrarit, Charles Leclerc.

Në prag të garës së Spanjës që do të zhvillohet në cirkuitin e Barcelonës, Leclerc u shpreh se vetëm nëse Red Bull do të gabojë do u krijonte mundësinë për të rivalizuar për titull.

“Red Bulli po zhvillon një kampionat gati perfekt këtë vit. Në rast se ata nuk kanë probleme, për ne mbetet që të luftojmë për podiumin, pasi do të ishte e vështirë arritja e vendit të parë”.

Për sa i përket ndryshimeve në makinë nga gara e ardhshme Leclerc u përgjigj se nuk do të ketë revolucion drastik.

“Nuk do të ndryshojë shumë, është vetëm një hap përpara, por ka ende punë për t’u bërë. Shpresoj që në të ardhmen të kem një makinë më të lehtë për të garuar”.

Në renditjen e përgjithshme të këtij kampionati 2 pilotët e Ferrarit, Sainz dhe Leclerc ndodhen respektivisht në vendin e 6-të dhe 7-të.

Në total dyshja për skuderinë kanë grumbulluar 90 pikë, 54 më pak se vendi i parë Max Verstappen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco