Nisin largimet te Teuta, sulmuesi i durrsakëve i jep lamtumirën klubit

Nisin largimet te Teuta, sulmuesi i durrsakëve i jep lamtumirën klubit

14:18, 02/06/2023

Menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni të “Abissnet Superiore”, kanë filluar dhe largimet e lojtarëve nga klubet e tyre. Kështu ka ndodhur dhe tek Teuta që ka mbyllur bashkëpunimin me një prej sulmuesve të skuadrës.

Bëhet fjalë për Ildi Grudën, që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës durrsake për sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi 23-vjeçar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

Gruda u bë pjesë e Teutës në vitin 2020, duke arritur të fitojë dhe katër trofe me skuadrën durrsake, 1 herë kampion i Shqipërisë, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

Nuk është ende i ditur klubi se ku do të transferohet sulmuesi 23-vjeçar që mbylli bashkëpunimin me Teutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco