Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaratë për media

Marciniak kërkon falje publike: Kurrë nuk kam mbështetur asnjë parti

Marciniak kërkon falje publike: Kurrë nuk kam mbështetur asnjë parti

14:09, 02/06/2023

 

Ditën e djeshme u përfol se gjyqtari kryesor i finales se Champions League, Szymon Marciniak nuk do të drejtojë sfidën mes Manchester City dhe Inter për shkak të pjesëmarrjes së tij në një event të organizuar nga lideri i djathtë polak Mentzen.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Marciniak kërkoi falje duke mos e ditur se në çfarë eventi ndodhej.

“Unë kurrë nuk kam mbështetur apo legjitimuar asnjë parti, organizatë politike apo politikanë individuale dhe distancohem fuqimisht nga çdo pikëpamje, deklaratë dhe veprim ekstrem, racist apo antisemitik.

Në të ardhmen do të jem më i kujdesshëm në vlerësimin e ngjarjeve dhe organizatave me të cilat shoqërohem. Jam i përkushtuar të mësoj nga kjo përvojë dhe të siguroj që gabime të tilla gjykimi nuk do të ndodhin më në të ardhmen.” – shprehet Marciniak.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco