Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Tirana e mbylli sezonin pa trofe, Shehi: Ndeshja me Bylisin na shkatërroi

Tirana e mbylli sezonin pa trofe, Shehi: Ndeshja me Bylisin na shkatërroi

14:06, 02/06/2023

Tirana e mbylli këtë edicion pa trofe, teksa ishte deri në javën e fundit të kampionatit në garë për titullin kampion, ndërkohë që luajti dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë e humbën titullin vetëm për shkak të ndeshjeve direkte me Partizanin, ndërsa u mundën në kohën shtesë në finalen e Kupës nga Egnatia.

Për trajnerin Orges Shehi ishte një situatë e përsëritur, por vetë ai zbulon se Tirana vuajti pasojat e ndeshjes me Bylisin.

“Më vjen keq se ky sezon m’u përsërit. E kam përjetuar si lojtar (Skënderbeu) kur humba kampionatin me Kukësin, pas 4 ditësh humbëm finalen me Tiranën që kishte rënë nga Kategoria. Më vjen keq që kjo histori m’u përsërit prapë.

Ndeshja e Ballshit na shkatërroi komplet, pasi jo vetëm humbëm kampionatin, por morëm dhe shumë dënime. Ishim me shumë mungesa, edhe nga dënimet. Ishim shumë afër me tre trofe dhe na vjen shumë keq që përfunduam në këtë situatë”.

Pjesëmarrja në kualifikueset e turit të parë të Conference League, është ngushëllimi i vetëm për ekipin e Orges Shehit. I cili tashmë do të diskutojë të ardhmen e tij me presidentin Refik Halili.

Tekniku durrsak tregon se ka patur bisedime me kreun e Tiranës. Por pa zbuluar se si është vullneti i palëve, që do të vendosin përfundimisht në ditët e ardhshme.

“Kam patur bisedime me presidentin. Jemi ende të nxehtë dhe nuk mund të marrim një vendim, së paku unë nuk e bëj dot. Ne kemi 2 vite e gjysmë që punojmë bashkë dhe pas kësaj kohe ndërtimi i marrëdhënieve është i mirë. Palët janë gjithmonë për të gjetur forca për të vazhduar para.

Edhe pse dhimbja është e madhe, si në anën financiare ashtu dhe atë morale të te gjithëve. Nuk është se kemi kundërshti, apo hyn paraja në mes… Sezoni fillon shumë shpejt dhe duhet të kalojnë 2-3 ditë e të gjejmë forcat. Mua më ka dhembur kjo situatë, pasi erdhëm me shumë probleme deri këtu”, tha tekniku i bardhebluve.

45-vjeçari drejton Tiranën që nga janari i vitit 2021 dhe ka arritur të që fitojë titullin kampion sezonin e shkuar me bardheblutë.

Ndërkohë që ka marrë dhe Superkupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, në dhjetorin e vitit të shkuar.

E ardhmja e Shehit është përfolur edhe tek Shkëndija e Tetovës, por tekniku do i japë prioritet bardhebluve, për të negociuar me ta fillimisht, para se të shohë opsionet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco