Haaland ndez finalen e Championsit: Tripleta? Një ëndërr për ne

Haaland ndez finalen e Championsit: Tripleta? Një ëndërr për ne

13:58, 02/06/2023

 

Tripleta është ende një objektiv që mund të arrihet nga Manchester City i këtij sezoni. “Citizens” kanë përpara finalen e FA Cup përballë Manchester United dhe finalen e madhe të Champions League kundër Interit në Stamboll.

Duket se tripleta është objektivi i Erling Haaland, bomberit të klubit anglez. Ylli norvegjez ka folur për “BBC” dhe është shprehur se fitimi i tre titujve është një prej ëndrrave të tij.

“Do të jetë diçka joreale për të sjellë tripletën në shtëpi, kjo është arsyeja pse Manchester City më bleu. Shpresoj që kjo ëndërr të bëhet realitet. Megjithatë, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë.

Jemi në finale përballë dy skuadrave shumë të mira. Ata do të jenë të motivuar dhe të gatshëm për çdo gjë, do të bëjnë gjithçka për të shkatërruar objektivin tonë. Por ne do të japim më të mirë, ne kemi një shans për të çuar dy trofe në shtëpi.” – shprehet Haaland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco