Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Mourinho i vendos kushte Romës

Mourinho i vendos kushte Romës

13:52, 02/06/2023

Roma dështoi të fitojë trofeun e dytë europian radhazi, pasi u mposht me penallti nga Sevilla në finalen e Europa League, zhvilluar në Budapest mbrëmjen e 31 majit.

Trajneri Jose Mourinho shpërtheu ndaj arbitrit Taylor pas ndeshjes, megjithatë në konferencën për shtyp u kujdes të dërgojë mesazhe të qarta edhe për pronarët e klubit.

Ai deklaroi se të hënën do të nisë pushimet, duke mos komentuar nëse do të kthehet sërish në pankinën e verdhekuqve, megjithatë kushtet e teknikut për të vijuar punën te Roma tashmë janë dy dhe të qarta.

Portugezi ka kërkuar garanci që do të investohet në merkato, për të krijuar një skuadër të aftë për të garuar për objektiva të rëndësishëm dhe fituar tituj.

Gjithashtu, ai është ankuar se po lufton i vetëm kundër të gjithëve dhe ka kërkuar që të ketë në krah një drejtues të fortë, në mënyrë që të mund të mbrojë skuadrën në media.

Takimi mes Mourinhos dhe Friedkin pritet të ndodhë para të hënës, me palët që do të vendosin pikat mbi ‘i’ për të ardhmen.

Vlen të theksohet se Mourinho ka edhe një vit kontratë me Romën, por nëse nuk merr garanci, atëherë pritet të japë dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco