Finalet e NBA, Denver fiton duelin e parë me Miami

Finalet e NBA, Denver fiton duelin e parë me Miami

13:16, 02/06/2023

 

Qetësi dhe superioritet. Në këtë mënyrë Denver triumfoi përballë Miami në sfidën e parë finale të NBA amerikan. Rezultati i ndeshjes që hapi serinë e titullit kampion ishte 104-93 në favor të Nuggets. Ai ishte edhe suksesi i nëntë në dhjetë ndeshje të luajtura në shtëpi në fazën play-off.

Heat u shfaq si një skuadër jo në lartësinë e duhur për të luftuar për trofeun. Këtu ndoshta ndikoi edhe lodhja e ndeshjes së shtatë kundër Boston. Edhe impianti i pozicionuar në 1,600 metër lartësi ndikoi në paraqitjen e skuadrës nga Florida, që dukej sikur nuk mund ta përballonte fizikisht sfidën.

Lojtari më i rëndësishëm për Denver ishte Nikola Jokic, protagonist me 27 pikë të realizuara, 10 topa të rikuperuar në tabelë dhe 14asist. Në nivel po kaq të lartë edhe paraqitja e Murray, i cili realizoi 26 pikë.

Paraqitja e skuadrës vendase ishte dominuese. Ata arritën deri në 24 pikë avantazh nga Miami në periodën e tretë, përpara se ta ulnin disi ritmin dhe ti lejonin kundërshtarëve të ktheheshin në lojë.

Menaxhimi i ndeshjes funksionoi dhe Nuggets hipotekuan suksesin e parë në finale. Heat do të provojnë të kthehen në ndeshjen e dytë, që do të luhet natën ndërmjet të dielës dhe të hënës në fushën e Denver.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco