Bayern Munchen i ofron Granit Xhakës kontratë 3-vjeçare

Bayern Munchen i ofron Granit Xhakës kontratë 3-vjeçare

12:41, 02/06/2023

Sipas raportimeve të mediave, Bayern Munchen ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës.

Gjiganti gjerman mësohet se i ka bërë një ofertë konkrete futbollistit nga Kosova.

Në fakt, kalimi i kapitenit i kapitenit të Zvicrës te Leverkusen konsiderohej pothuajse i sigurt.

Por sipas portalit online “4-4-2.ch”, Bayern Munchen tashmë ka hyrë në garë me ofertë konkrete për Xhakën.

Bayerni i ka ofruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Por, sipas “4-4-2.ch”, Bayer Leverkusen me trajnerin Xabi Alonson mbetet favoriti i madh për ish-mesfushorin e Arsenalit.

Klubi gjerman i ka ofruar Xhakës një kontratë pesëvjeçare, e cila duket se i ka bërë përshtypje më shumë atij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco