Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Bayern në garë për Vlahovic, Juventus nuk e lë sulmuesin pa 80 milionë euro

Bayern në garë për Vlahovic, Juventus nuk e lë sulmuesin pa 80 milionë euro

12:06, 02/06/2023

 

Dusan Vlahovic mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Juventusit ndaj Empolit. Sulmuesi 23-vjeçar i bardhezinjve me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën në fund të sezonit “zonjës së vjetër”.

Duke qenë se Juventusi nuk do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League, Vlahovic mund të largohet. Sipas “Sportmediaset”, ish-sulmuesi i Fiorentinës do të veshë fanellën e Bayern Munich sezonin tjetër.

Oferta e kampionëve të Gjermanisë për shërbimet e Vlahovic është 50-60 milionë euro. Nga ana tjetër, bardhezinjtë nuk do ta linin të lirë sulmuesin serb për më pak se 80-90 milionë euro.

Vlahovic nuk ka kaluar aspak një sezon të mirë tek Juventusi. Në 27 paraqitje në Serie A, ai ka arritur të shënojë vetëm 10 gola

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco