Revolucion te klubi bavarez, Bayern nxjerr në shitje tre futbollistë 'me peshë'

Revolucion te klubi bavarez, Bayern nxjerr në shitje tre futbollistë 'me peshë'

11:09, 02/06/2023

Bayern Munchen ka nxjerrë në shitje tre futbollistë me peshë, në një përpjekje për të revolucionarizuar skuadrën.

Sipas “Bild”, nëse vjen një ofertë e mirë për Sadio Mane, Leroy Sane ose Serge Gnabry, klubi bavarez nuk do të ngurrojë që t’i shesë këta sulmues.

Mane goditi me grusht Sane pas ndeshjes ndaj Manchester City dhe klubi duket se nuk ia ka falur. Për këtë arsye, ai do të largohet vetëm një vit pasi u afrua te Bayern.

Sane ndërkohë nuk është ambientuar në Mynih që kur ka ardhur nga City dhe ka humbur vendin e titullarit.

Sa i përket Gnabry, është i vetmi nga të tre me notë pozitive. Ai ka shënuar 14 gola, shumicën e të cilëve në pjesën e fundit të sezonit. Në fillim të tij, ishte lojtar stoli.

Edhe pse fitoi titullin kampion, te Bayern Munchen ujrat nuk janë të qeta, pasi klubi shkarkoi drejtuesit, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, vetëm disa orë pas triumfit në javën e fundit.

Këshilli vendosi kthimin e Rummenigge, vetëm dy vjet pasi ishte larguar, dhe vendimi i tij i parë do të jetë largimi i tre peshave të rënda në sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco