Fituan Kupën e Shqipërisë, flet presidenti i Egnatias: Vitin tjetër për kampion

Fituan Kupën e Shqipërisë, flet presidenti i Egnatias: Vitin tjetër për kampion

23:27, 01/06/2023

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka shprehur lumturinë e tij për këtë trofe të parë historik të klubit.   

“Një ekip i vogël sot arrin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Kishim arritur Europën para se të mbaronte dhe tani festojnë.  

Kupën e solli Tetova, bravo i qoftë. Dua të falënderoj të gjithë çunat, drejtorin sportiv që ka bërë një punë shembullore. Edhe Tetova ka bërë një punë shumë, shumë të mirë. 

Nuk keni parë gjë akoma. Ne ecim gjithmonë para, nuk shohim asnjëherë mbrapa. Për kampion vitin tjetër.  

Merkato? Kemi tre emra dhe nuk besoj se do të bëj publik asnjë. Asnjë nga Superliga, atë që thotë drejtori unë e marr direkt

Këtë trofe ia dedikoj familjes që jeton në Itali, unë jam prej tre vitesh këtu. Pastaj për tifozerinë rrogozhinase, ishin të mrekullueshëm si dhe ekipit tim.

Në Rrogozhinë kam gjetur njerëzit e duhur për të zhvilluar një projekt shumë të mirë. Lojtarët e huaj që kemi afruar kanë qenë shumë cilësorë dhe e kanë treguar vlerën e tyre.

Kemi bërë një merkato shumë të mirë gjatë janarit. Duamena nuk largohet nga Egnatia edhe sikur të paguajnë 5 apo 10 milionë euro. Ne kemi një projekt dinjitoz dhe do të vazhdojmë përpara”, ka thënë mes të tjerash Demrozi pas finales.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco