Stuttgarti mposht thellë Hamburgun në ndeshjen e parë, shumë pranë qëndrimit në Bundesligë

Stuttgarti mposht thellë Hamburgun në ndeshjen e parë, shumë pranë qëndrimit në Bundesligë

22:58, 01/06/2023

Stuttgarti vetëm një hap larg qëndrimit në Bundesligë. E renditur në vendin e 16-të në përfundim të sezonit të rregullt, skuadra e drejtuar nga 41-vjeçari Sebastian Hoeness fitoi thellë 3-0 ndeshjen e parë finale të play out-it ndaj Hamburgut, me skuadrën nga veriu i Gjermanisë që duhet të bëjë një përmbysje të pazakontë në ndeshjen e kthimit, që të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.

Një ndeshje e dominuar nga Stuttgarti, që shënoi pa u mbushur minuta e parë e lojës me Mavropanos.

Në të 26-tën, Guirassy pati shansin për të dyfishuar shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë vendësit e gjetën edhe dy herë të tjera rrjetën me Vagnoman dhe sërish Guirassy-n, për ta menaxhuar me qetësi lojën në minutat e fundit.

 

Duhet theksuar se për Hamburgun u bë edhe më vështirë pas minutës së 69-të për shkak të ndëshkimit të Suhonen me karton të kuq.

Një avantazh shumë i ndjeshëm për Stuttgartin, që thjesht do t’i duhet të menaxhojë epërsinë e tre golave në takimin e dytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco