Në Spanjë janë të sigurt: Anceloti do të qëndrojë te Reali

Në Spanjë janë të sigurt: Anceloti do të qëndrojë te Reali

10:16, 01/06/2023

Ndonëse mbylli sezonin vetëm me një titull, Kupën e Mbretit, Florentino Perez nuk ka ndërmend që të ndahet nga Carlo Ancelotti, që gjithashtu duket se ka hequr dorë nga mundësia për të drejtuar kombëtaren e Brazilit.

Mediat spanjolle bien të gjitha dakord se të paktën edhe për një vit, trajneri italian do të qëndrojë në krye të Realit të Madridit. Madje, sipas burimeve nga Madridit, Ancelotti ka nisur punën me drejtuesit për të krijuar skuadrën e sezonit të ri.

Një skuadër që do të synojë fitimin e kampionatit spanjoll dhe Champions League, objektiva të detyruara për një klub me ambicie të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco