Ky është reagimi i Mourinhos pas humbjes së finales së Europa League

Ky është reagimi i Mourinhos pas humbjes së finales së Europa League

09:34, 01/06/2023

Roma nuk pati fat të penalltitë në finalen e Europa League kundër Sevillas.

Andaluzianët fituan kupën për herë të shtatë në po kaq finale, si askush tjetër në këtë kompeticion.

Në “Puskas Arena” të Budapestit u zhvillua një finale e luftuar në çdo cep të fushës teksa nuk munguan tensioni dhe polemikat.

Jose Mourinho qëndroi gjatë me skuadrën në fushën e blertë, më pas përshëndetja e veçantë me tifozët mes emocioneve dhe syve të përlotur, që mund të jetë e fundit, pasi PSG e pret në një tjetër kryeqytet.

Fundi i trishtë i finales nuk solli trofeun e dytë radhazi europian, ndërkohë që “Special One” foli shkurtimisht rreth së ardhmes, me Romën ose larg saj.

“Të hënën nisem për pushime. Nëse do të gjejmë kohë për të biseduar me drejtuesit, do e bëjmë. Përndryshe do të flasim më vonë. Nuk mund t’iu premtoj djemve se do të qëndroj”, u shpreh trajneri i Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco