Milani prezanton fanellën e re me Leaon

Milani prezanton fanellën e re me Leaon

09:25, 01/06/2023

Gazeta “Corriere dello Sport” është rikthyer të flasë për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos me Milanin.

Fillimi i majit, në fakt, ishte vendimtar për arritjen e marrëveshjes totale mes palëve.

Marrëveshja mes portugezit dhe klubit u arrit për një kontratë me vlerë 5 milionë euro neto në sezon plus bonuset deri më 30 qershor 2028.

Dhe një klauzolë lirimi e ngritur në 175 milionë euro, ndërkohë që ishte 5 milionë më pak.

Kjo shifër është e vlefshme vetëm për disa javë në korrik dhe nuk mund të ushtrohet në momente të tjera pa miratimin e klubit.

Ndërkohë, siç kujtohet nga e përditshmja italiane, Leao është dëshmitari i zgjedhur për prezantimin e fanellës së re “për ndeshjet në shtëpi” të Milanit për sezonin 2023-2024.

Kompleti i ri i “djallit” tashmë mund të blihet me porosi në faqen zyrtare në versionin “Authentic”, teksa dërgesat do të nisin nga 5 qershori i ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco