Pas dramës së penalltive, Sevilla mposht Romën për trofeun e shtatë të Europa League

Pas dramës së penalltive, Sevilla mposht Romën për trofeun e shtatë të Europa League

00:04, 01/06/2023

Sevilla është fituese e Europa League për herë të shtatë. Skuadra andaluziane triumfoi përballë Romës në “Puskas Arena” në Budapest.

Sfida në fakt, përfundoi në shifrat e barabarta 1-1, dhe u vendos vetëm nga “ruleta” e penalltive.

Italianët kaluan të parët në avantazh ndaj spanjollëve, falë golit të shënuar nga Paulo Dybala në minutën e 35’.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën Sevilla u hodh në sulm dhe në minutën e 55’ arritën të vendosin baraspeshën.

Deri në minutat e fundit të lojës rezultati qëndroi i pandryshuar 1-1 dhe kështu ndeshja u vendos nga penalltitë, pasi edhe në kohën shtesë nuk pati ndryshim të rezultatit.

Pavarësisht rasteve, në minutat shtesë nuk pati ndryshim të rezultatit dhe skuadrat iu drejtuan penalltive, ku skuadra e Sevilla-s u tregua më e saktë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco