Sevilla-Roma/ 90 minuta lojë pa fitues, finalja e Europa League shkon në shtesë

Sevilla-Roma/ 90 minuta lojë pa fitues, finalja e Europa League shkon në shtesë

22:59, 31/05/2023

Nuk mjaftojnë 90 minuta lojë për të zgjedhur fituesin në finalen e Europa League.

Sevilla dhe Roma barazuan 1-1 dhe gjithçka shkon në kohën shtesë, shkruan SYRI.net.

Italianët kaluan të parët në avantazh ndaj andaluzianëve, falë golit të shënuar nga Paulo Dybala në minutën e 35’.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Sevilla u hodh në sulm dhe në minutën e 55’ arritën të vendosin baraspeshën.

Deri në minutat e fundit të lojës rezultati qëndroi i pandryshuar 1-1 dhe kështu ndeshja do të vendoset ose në shtesë ose nga penalltitë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco