Kjo quhet thikë pas shpine: Teksa po luftonte për titullin kampion, lojtari i Borussia negocionte me Bayern

Kjo quhet thikë pas shpine: Teksa po luftonte për titullin kampion, lojtari i Borussia negocionte me Bayern

16:59, 30/05/2023

Pasi Borussia-s humbi me dhimbje titullin kampion në javën e fundit të Bundesligës, u bë e qartë se kush do të jetë i pari nga futbollistët e kësaj skuadre që do të largohet nga skuadra e Dortmundit.

Do të jetë mbrojtësi portugez Raphael Guerreiro, i cili iu bashkua Borussias në vitin 2016 nga Lorient dhe kontrata e të cilit skadon më 1 korrik të këtij viti.

Që atëherë, ai ka luajtur 224 ndeshje për skuadrën nga Signal Iduna Park, ku shënoi 40 dhe dhuroi 50 asistime.

Këtë verë i skadon kontrata me skuadrën e Dortmundit, tifozët e të cilit do të pikëllohen veçanërisht kur ta shohin me fanellën e klubit të ardhshëm.

 

 

Sipas njoftimeve, do të jetë Bayern Munich, me të cilin dyshohet se ky futbollist ishte në negociata teksa po luftonte për titull me verdhezinjtë.

Me këtë lëvizje, Guerreiro do të ndjekë gjurmët e Lewandowskit, Hummels, Goetze dhe të tjerëve që në të kaluarën e zëvendësuan fanellën verdhezi me atë të gjigantit bavarez.

Kujtojmë që Dortmund në fushën e tyre në shtëpi barazuan 2-2 me skuadrën e Mainzit, ndërsa Bayern ka festuar në Koln dhe kështu i ka rrëmbyer titullin skuadrës së Edin Terzic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco