Merret vendimi për Juventusin, Gjykata zbardh penalizimin për bardhezinjtë

Merret vendimi për Juventusin, Gjykata zbardh penalizimin për bardhezinjtë

14:29, 30/05/2023

Klubi i Juventusit është dënuar me një gjobë prej 718.000 eurosh në lidhje me manovrat mbi pagesat e lojtarëve.

Ky vendim vjen si pasojë e një marrëveshje mes Prokurorisë Federale dhe klubit bardhezi që pranoi fajin dhe përfitoi një dënim më të zbutur.

Për klubin torinez i rëndësishëm është fakti që nuk u penalizuan me pikë duke qenë se në këtë sezon morën një penalitet me 10 pikë për shkak të çështjes së plusvalencave.

Sakaq, penalitete në gjoba ka pasur edhe për disa nga drejtuesit e së kaluarës, ndërsa diferencë bën ish-presidenti Andrea Agnelli, i cili ka vendosur ta vazhdojë këtë proces i ndarë nga klubi.

Tashmë, Juventusi ka vetëm një front të hapur dhe është ai me UEFA-n, që gjithashtu kërcënon bardhezinjtë me mospjesëmarrje në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, Europa League apo Conference League, duke qenë se bardhezinjtë janë jashtë garës për një biletë në Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco