Barcelona nis punimet për stadiumin e ri

Barcelona nis punimet për stadiumin e ri

12:51, 30/05/2023

Sezoni 2022-2023 ka qenë sezoni i fundit i Barcelonës në “Camp Nou” duke qenë se stadiumi do t’i nënshtrohet një restaurimi dhe në fundin e vitit 2024, katalanasit pritet të rikthehen në shtëpi, që do të ketë një pamje tërësisht të re.

Por, historia e klubit do të mbetet aty. Për këtë, është kujdesur vetë presidenti Joan Laporta i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hedhjes së gurit të parë të restaurimit dhe ka menduar që në një cep të fushës, të groposë një thesar me historinë e Barcelonës.

Në një kuti të tejdukshme, janë futur disa materiale që lidhen me historinë dhe do të mbeten aty edhe në stadiumin e ri e gjatë kohës që do të bëhen punimet.

Në kuti, u futën disa gazeta që raportojnë se si ka ndryshuar historia e katalansve.

Ndërkohë, trajneri Ksavi ka futur një fanellë të skuadrës, Buskets një shirit kapiteni dhe dy lojtarë nga të rinjtë kanë futu një top dhe një takë futbolli.

Pasi u mbyll kutia, të gjithë pjesëmarrësit kanë dhënë “dorën” e tyre në groposjen e thesarit.

“Këto 123 vite të historisë së Barcelonës mund të përkufizohen në shumë mënyra. ‘Camp Nou’ është tempulli dhe fortesa jonë, prandaj duam që ai të vazhdojë të jetë këtu, në lagjen tonë, Les Corts, që nga viti 1923, dhe në qytetin tonë. Ky stadium është një ëndërr kolektive dhe një trashëgimi për fëmijët tanë dhe nipërit dhe mbesat”, u shpreh presidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco