Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Do të përballen me Anglinë në Botëror, kombëtaren italiane e braktis avioni në aeroport

Do të përballen me Anglinë në Botëror, kombëtaren italiane e braktis avioni në aeroport

12:07, 30/05/2023

Italia U20 është një nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës U20.

Skuadra italiane arriti të kalonte grupet me Brazilin, Nigerinë dhe Republikën Domenikane, ndërkohë që në fazën e 1/16, ata do të përballen me kombëtaren angleze.

Por, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për “axurrët”.

Ekipi është zgjuar sot herët dhe është nisur në drejtim të aeroportit në mënyrë që të fluturojnë drejt La Plata, aty ku të mërkurën përballet me Anglinë.

Deri këtu, gjithçka ka qenë në rregull, por më pas italianët janë njoftuar se nuk ka fluturim drejt La Platës, duke qenë se mungon avioni.

Një rrëmujë e tillë në organizim, ka sjellë jo pak reagime te italianët, ndërkohë që është planifikuar që skuadra të mbërrijë mbrëmjen e sotme në La Plata.

Kombëtarja angleze ka mbërritur pa probleme dhe po presin, e tashmë mbetet të shihet si do të shkojë udhëtimi i të kaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco